
Zhduket 56-vjeçari nga Pashtreshi i Elbasanit, kërkimet vijojnë në kanionet e Valëshit
Kronika
August 14, 2025 - 17:32
Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm.
Pëllumb Toçi, 56 vjeç, ishte nisur për të kërkuar qenin që ruan bagëtitë, i cili kishte humbur në zonën malore.
Dyshohet se ai mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit.
Banorë të zonës, Policia dhe ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij. /tch