
Prangoset i dyshuari për zjarrvënie në Pejë
Kronika
August 14, 2025 - 16:48
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se sot, më 14 gusht 2025, rreth orës 05:20, është raportuar për një zjarr në fshatin Katundi i Ri, Pejë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një garazhë të përfshirë nga flakët.
Brenda saj ndodheshin dy vetura me targa vendore dhe disa mjete pune, të cilat janë dëmtuar nga zjarri.
Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, rreth orës 10:00 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për zjarrvënie.
Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.