Zjarr në Shirokë të Suharekës, intervenojnë zjarrfikësit
Foto: Facebook

Zjarr në Shirokë të Suharekës, intervenojnë zjarrfikësit

Kronika August 13, 2025 - 14:53

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Shirokë të Suharekës.

Sipas pamjeve të publikuara nga kryetari i Komunës Bali Muharremaj, flakët kanë përfshirë oborrin e një shtëpie dhe rrezikojnë të përhapen.

I pari i Komunës ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për ta vënë nën kontroll situatën.

“Po bëjmë përpjekje për shuarjen e saj”, shkroi ai në Facebook.