Kapen katër persona që ndezën zjarre në disa fshatra në Shqipëri [video]

Kapen katër persona që ndezën zjarre në disa fshatra në Shqipëri [video]

Kronika August 13, 2025 - 12:52

Policia në Shqipëri ka njoftuar se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar për zjarrvënie në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Si pasojë e zjarreve, u rrezikuan banesa dhe serra, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Në njoftim janë dhënë detaje edhe për autorët që u kapën dhe veprimet që dyshohet se i kanë kryer, si dhe pamjet që janë siguruar nga hetuesit policorë, transmeton Klankosova.tv

“Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen ‘Uznovë’, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;

-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të dy shtetasve.

*Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave”, thuhet në postim e Policisë në rrjetin social Facebook.