
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca ndaj të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Është caktuar masa e paraburgimit një muaj ndaj të pandehurit”, tha Gashi.
Ditë më parë, i dyshuari me inicialet T.K., është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.
T.K, gjatë ditës së djeshme e ka pranuar fajësinë.
“Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Viktima Enver Bajraktari ishte pikërisht personi për të cilin familjarët kishin raportuar më herët si të zhdukur.