Zjarret në Shqipëri, Vengu: Po operojmë pa ndalur, tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë
Foto: Facebook

Zjarret në Shqipëri, Vengu: Po operojmë pa ndalur, tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë

Kronika August 13, 2025 - 10:30

Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndal gjatë gjithë orëve të natës për të kufizuar perimetrin e flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqet kombëtare në mbarë Shqipërinë.

Kështu thuhet në një postim në faqen zyrtare në rrjetin social në Facebook të Ministrit të Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu.

Sipas njoftimit, tre helikopterë po operojnë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, ndërsa qindra efektivë të emergjencave lokale dhe të Forcave të Armatosura po punojnë pa u ndalur në zonat më të nxehta: Fushë Arrëz, Gramsh, Tepelenë, Dropull, Delvinë dhe Finiq.

“Vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin. Mirënjohje për çdo forcë të angazhuar në këtë sfidë”, thuhet në postim.