Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për sulm seksual

Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për sulm seksual

Kronika August 13, 2025 - 08:55

Një person në Ferizaj është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një femër.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri