
Policia u gjeti armë e municion gjatë bastisjes, arrestohen dy femra dhe një mashkull në Deçan
Policia ka arrestuar të martën tre persona në fshatin Gramaçel të Deçanit.
Të arrestuarit janë një mashkull dhe dy femra, njëra shtetase e huaj, pasi gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika, si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram.
Po ashtu janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar te Dogana e Kosovës.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri