
Eksperti i komunikacionit: Këta janë dy faktorët që ndikojnë në numrin e aksidenteve në Kosovë
Kronika
August 13, 2025 - 08:03
Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit, tha se gjendja sa i përket aspektit të sigurisë në komunikacion ka qenë alarmante që prej pasluftës.
Ai shton se edhe mosmbajtja e distancës dhe përdorimi i telefonit është faktor që i paraprijnë aksidenteve në komunikacion.
Ahmeti tutje bëri të ditur se tejkalimi i shpejtësisë është faktori determinues sa i përket aksidenteve, duke e përmendur këtu edhe temperamentin.
“Ka shumë faktor që ndikojnë në aksidente, një prej tyre është faktori njeri që ndikon me 85 përqind”, tha Ahmeti në klan Kosova.
Nga përvoja e tij tha se çdo i dyti përdor telefonin celular duke shkruar mesazhe.
Eksperti e përmendi edhe futjen e një lënde për sigurinë në komunikacionit në shkollat e Kosovës.