Policia e Kosovës ndalon kontrabandimin e 910 kilogramëve kërpurdhash në Karaqevë

Policia e Kosovës ndalon kontrabandimin e 910 kilogramëve kërpurdhash në Karaqevë

Kronika August 12, 2025 - 18:24

Sot, më 12 gusht 2025, rreth orës 11:45, njësitet patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, kanë ndaluar një rast kontrabande në zonën kufitare të fshatit Karaqevë.

Gjatë kontrollit të një automjeti tip furgon, ngjyrë e bardhë, me targa vendore dhe të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, policia ka zbuluar 910 kilogramë kërpudha të freskëta të llojit shampinion.Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se veprimet e tilla janë pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës në zonat kufitare të vendit.