Aksident me fatalitet në rrugën Komoran – Carralevë

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran – Carralevë

Kronika August 12, 2025 - 16:10

Një person ka humbur jetën në një aksident në rrugën Komoran – Carralevë.

Policia ka konfrimuar për “Zërin” se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë, ku shoferi i saj ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa vetura të parkuara, nga plagët e marra edhe ka ndërruar jetë.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.