Vrasja në Hajvali, Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e autorit

Vrasja në Hajvali, Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e autorit

Kronika August 12, 2025 - 15:48

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Xhemail Nuhiut, i cili dyshohet se ka vrarë një person në Hajvali të Prishtinës.

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e vendndodhjes së tij, transmeton Zeri.info.

Më poshtë kërkesa e plotë e Policisë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendndodhjes së personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën “Vrasje”, që ka ndodhur mbrëmë në Hajvali.

Personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192