![“S’po mundem me i bë ballë” - rrëfimi i babait të njërës nga vajzat e mitura, që u përfshi në aktin e dhunës në Gjilan [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/August/12/auto_ad238a96-9231-439d-b4c0-3e95aeeb454b1754999275.jpg)
“S’po mundem me i bë ballë” - rrëfimi i babait të njërës nga vajzat e mitura, që u përfshi në aktin e dhunës në Gjilan [video]
Mesazhi kryesor i babait të njërës nga vajzat e mitura, të përfshira në një akt të rëndë dhune ndaj një bashkëmoshatareje në Gjilan, është që prindërit të kenë kujdes me rrjetet sociale që përdorin fëmijët e tyre. I kërkon falje viktimës dhe familjes, megjithëse thotë se “e di që kërkim-falja e tij është e papapranueshme”. Thotë se videon e pa veç një herë, se s’mundi t’i bëjë ballë...
Katër ditë më parë gazeta Nacionale publikoi një video, ku dëgjohen disa të mitura duke ushtruar dhunë ndaj një të miture tjetër.
Ngjarja që ndodhi në Gjilan ka tronditur opinionin publik dhe Nacionale vendosi ta publikojë videon [të modifikuar teknikisht sipas parametrave profesionalë] – në mënyrë ndërgjegjësimi për shoqërinë tonë dhe po për këtë arsye, gazetari Burim Pacolli, ka intervistuar në kushte anonimiteti edhe një nga prindërit e njërës prej vajzave të mitura, të përfshirë në këtë akt të rëndë dhune.
Mesazhi kyç i babait të njërës nga vajzat e vogla, të përfshira në këtë akt dhune, është që prindërit të kenë më shumë kujdes ndaj përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët e tyre.
Tonaliteti i këtij prindi që flet në kushte anonimiteti për Nacionalen është plot dhimbje.
Thotë se e di që “akti nuk mund të zhbëhet më”. Viktimës [vajzës së mitur] i kërkon falje edhe pse shton që “e di sa falja e tij nuk do të pranohet”.
Më poshtë, intervista e plotë: