
Arrestohet në Prishtinë një person për krime lufte
Prokuroria Speciale ka njoftuar se në mëngjesin e kësaj të marte kanë arrestuar një person të dyshuar për krime lufte.
Sipas Prokurorisë, i arrestuari është R.M. dhe i njëjti dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, komuna e Malishevës, transmeton Zeri.info.
“Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, duke përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”.
“Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special”, njoftoi Prokuroria Speciale. /Zëri