Prokuroria për vrasjen në Hajvali: I dyshuari ende në arrati, po kërkohet nga organet

Prokuroria për vrasjen në Hajvali: I dyshuari ende në arrati, po kërkohet nga organet

Kronika August 12, 2025 - 11:27

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se i dyshuari me inicialet Xh. N., për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali të Prishtinës, është ende në arrati dhe po kërkohet nga organet.

Kujtojmë se të hënën në mbrëmje [11.08.2025], rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person me inicialet M.M. është qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin e Shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xh. N., i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale”, thotë Prokuroria. /Zëri