115 aksidente trafiku gjatë së hënës në Kosovë

115 aksidente trafiku gjatë së hënës në Kosovë

Kronika August 12, 2025 - 09:37

Numri i aksidenteve të trafikut rrugor në vendin tonë vazhdon të mbetet shqetësues.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se vetëm gjatë së hënës janë regjistruar 115 aksidente, shkruan Zeri.info.

Sipas statistikave zyrtare, një aksident ka qenë me fatalitet, ku një person ka humbur jetën.

Policia bën të ditur se 35 aksidente kanë qenë me të lënduar, kurse 79 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës gjatë së hënës ka shqiptuar gjithsej dy mijë e 60 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafik. /Zëri

Më poshtë jua sjellim tabelën me të gjitha statistikat:

Image