
Policia për vrasjen në Hajvali: I dyshuari në kërkim, është identifikuar
Kronika
August 11, 2025 - 23:03
Një person ka mbetur i vrarë pas një gjuajtje me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit”, tha Ahmeti për Klankosova
Tutje, ajo u shpreh se policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.