
Zjarr në fshatin Gradic të Drenasit, rrezikohen disa shtëpi
Kronika
August 11, 2025 - 17:25
Kosova është duke u përballur me vatra të mëdha zjarri gjatë dy ditëve të fundit. Për shkak të temperaturave të larta, disa zona janë përfshirë nga zjarri.
Gjatë ditës së sotme janë raportuar disa vatra aktive zjarri në fshatin Gradic, në Komunën e Drenasit.
Sipas qytetareve, zjarri u është afruar disa shtëpive të banimit.
Një ekip i zjarrfikësve nga Drenasi dhe një tjetër nga Ferronikeli ndodhen në vendin e ngjarjes, duke bërë përpjekje për të shuar zjarrin.