Qytetari nga Gjakova i gjen 15 mijë euro dhe i dorëzon në polici

Qytetari nga Gjakova i gjen 15 mijë euro dhe i dorëzon në polici

Kronika August 11, 2025 - 16:27

Një shembull i qytetarisë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person ka gjetur 15 mijë euro dhe i ka dorëzuar në polici.

Sipas PK-së, qytetari është Binak Neziri dhe se paratë janë kthyer te pronari, raporton Zeri.info.

“Policia shpreh mirënjohje për veprimin e z. Neziri dhe fton edhe qytetarët e tjerë që të ndjekin këtë shembull, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të ndershme dhe të përgjegjshme”, thuhet në njoftim. /Zëri