
Shpallen në kërkim edhe dy persona të tjerë për vrasjen në Gjilan
Kronika
August 10, 2025 - 18:07
Policia e Kosovës ka shpallë në kërkim tre persona të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Sipas Policisë, të arratisurit janë Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.
Policia ka publikuar fotografitë e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tyre.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /Zëri