
Tragjedia në Gjilan, i plagosuri në QKUK në rrezik për jetë
Drejtori i Spitalit të Gjilanit dhe mjeku kujdestar kanë dhënë detajet e fundit për të plagosurit nga vrasja e trefishtë që ka ndodhur sot në Gjilan.
Një nga të plagosurit është duke u trajtuar në QKUK, gjendja e të cilit është stabile e rëndë, por që sipas mjekut kujdestar ekziston akoma rreziku për jetë.
“Rreth orës 12:35 është sjell një personi i moshës 58-vjeçare në gjendje të rëndë, pa tension me puls të shpejtë e me gjendje të rëndë. Kemi filluar reanimimin tonë… por, me gjithë përpjekjen tonë pacienti nuk iu mbijetoi plagëve të marra. Pas disa minutave janë sjell edhe pacientët tjerë, njëri pa shenja jete dhe pacienti i tretë i moshës 1984, që ka pasur plagë të ndryshme, plagë në kokë, plagë me armë zjarri, plagë në trup. Janë marrë të gjitha masat ranimuese… dhe kemi filluar me përgatit për transferim në QKUK, gjendja e tij është stabile por shumë e rëndë. Gjendja stabile, por s’mund të themi jashtë rrezikut për jetë”, tha ai para gazetarëve.
Ndërkohë, detajet se si janë dërguar viktimat në spital ka treguar drejtori i Spitalit të Gjilanit.
“Nga ngjarja jo e zakonshme ka përfunduar me epilog fatal. Në Spitalin e Gjilanit në Emergjencë janë sjellë trupat fillimisht të një personi i cili për fat të keq ka ardhur pa shenja jete dhe kanë pësuar pastaj edhe dy tjerë të cilët përpjekjeve të ekipes nga ana e profesionistëve shëndetësorë njëri nga ta është transferuar në QKUK”, tha drejtori i Spitalit.
Si pasojë e të shtënave mesditën e sotme janë vrarë tre persona, e disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Motivi sipas burimeve dyshohet të jetë për fajde./teve1