Digjen tri shtëpi banimi në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq

Digjen tri shtëpi banimi në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq

Kronika August 10, 2025 - 17:41

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq, duke përfshirë tre shtëpi banimi.

Zjarri është raportuar të ketë nisur në orët e mesditës dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve atmosferike.

Lidhur me zjarret banorët e zonës kanë shprehur shqetësim të madh për situatën e krijuar.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për detaje të tjera lidhur me rastin por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.