
Arrestohet një person për vrasjen e trefishtë në Gjilan
Kronika
August 10, 2025 - 16:58
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në Gjilan, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona.
Burimet e Zërit bëjnë me dije që për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.
Kujtojmë, se Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje.
Po ashtu, ata kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij. /Zëri