
Përleshje mes disa personave në Skenderaj, një i plagosur
Kronika
August 10, 2025 - 16:21
Sot, rreth orës 09:00, Policia në Skenderaj është njoftuar për një përleshje mes disa personash në fshatin Polac.
Në vendngjarje, sipas informacioneve të para, një person është plagosur.
Hetimet tregojnë se ai është vetëplagosur aksidentalisht pasi qëlloi me armë drejt tokës, por plumbi është rikoshetuar dhe e ka goditur në këmbë.
Personi i plagosur është dërguar menjëherë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku po trajtohet dhe nuk është në rrezik për jetë.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri dhe dy gëzhoja.
Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor.
Të gjitha njësitë relevante të policisë janë duke vazhduar hetimet dhe veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.