Përleshje me armë zjarri në Tetovë, vdes një 45-vjeçar [video]

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, vdes një 45-vjeçar [video]

Kronika August 10, 2025 - 15:23

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot në orën 12:15 në Tetovë. Në këtë incident të armatosur një 45 vjeçar nga Reçica e Tetovës ka ngelur i vrarë.

Po ashtu një vajzë që ka qenë duke punuar në lokalin për rreth vendit të ngjarjes ka mbetur e lënduar dhe një taksist është shkelur me veturë nga vrasësi, gjatë arratisjes së tij nga vendi i ngjarjes, raporton RTK.

Personat e lënduar janë bartur për në Klinikat e Shkupit dhe të Tetovës. Policia dhe Prokuroria kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Rrethanat dhe arsyet se pse ka ardhur deri te përleshja me armë nuk dihet akoma. Policia në kërkim të dorasit.