Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Kronika August 10, 2025 - 15:13

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mesditën e së dielës në qendër të qytetit të Gjilanit.

Burime të Zeri.info, bëjnë të ditur se njëri nga dy të plagosurit ka ndërruar jetë në spital, kështu për pasojë duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.

I dyshuari për këtë vrasje të trefishtë është Mefail Shkodra, dhe tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.

Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit. /Zëri