Nusja në Lipjan rrihet nga burri dhe vjehrrit

Nusja në Lipjan rrihet nga burri dhe vjehrrit

Kronika August 09, 2025 - 09:48

Një rast i dhunës në familje është raportuar të premten mbrëma në Lipjan.

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy prindërit e tij, transmeton Zeri.info.

Pas rastit, viktima është dërguar në strehimore.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit-bashkëshorti dhe vjehrrit e saj. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri