Arrestohen dy femra dhe një mashkull pasi u përleshen me dy femra tjera në Gjakovë

Arrestohen dy femra dhe një mashkull pasi u përleshen me dy femra tjera në Gjakovë

Kronika August 09, 2025 - 08:55

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona, dy femra dhe një mashkull.

Ata dyshohet se janë përleshur fizikisht me dy femra, të cilat kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Zeri.info.

“Si pasojë, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thotë Policia në raportin 24-orësh. /Zëri