
Bie nga lartësia aksidentalisht, vdes një person në Prizren
Kronika
August 09, 2025 - 08:38
Një person ka vdekur në fshatin Mushnikovë të Prizrenit pasi ra nga një lartësi.
Në raportin 24-orësh, Policia thotë se viktima ka ren aksidentalisht nga lartësia, transmeton Zeri.info
“Raportohet se viktima mashkull aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri