Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë nga lista e të zhdukurve

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë nga lista e të zhdukurve

Kronika August 08, 2025 - 15:03

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në një lokacion në Vushtrri.

Sipas njoftimit, mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.

Komisioni tha se ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht shoqata “Martirët e Lirisë” nga Vushtrria.

Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.

“Komisioni do t’ju njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN-së, nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, u tha në njoftimin e KQPZH-së.