
Një serb kapet në Bërnjak duke hyrë në Kosovë me 20 fishekë
Kronika
August 08, 2025 - 08:32
Një shtetas i Serbisë është arrestuar të enjten në pikën kufitare në Bërnjak.
Sipas Policisë, ai është kapur me 20 copë fishkë, derisa po tentonte të hynte në Kosovë, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një pako me 20 copë fishekë të kalibrit 9x19 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri