Sulmoi fizikisht motrën dhe vëllain, në pranga një person në Rahovec

Sulmoi fizikisht motrën dhe vëllain, në pranga një person në Rahovec

Kronika August 07, 2025 - 10:00

Një rast i dhunës në familje është raportuar të mërkurën në Rahovec dhe për këtë është arrestuar një mashkull.

Sipas Policisë, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe vëllain e tij.

Bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje dhe se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri