
Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime
Kronika
August 06, 2025 - 22:36
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën LipjanëShtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, tha Ahmeti.
Tutje, ajo u shpreh se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.