
Prizren: Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për fajde
Policia e Kosoës ka realizuar një operacion policor në Prizren, ku ka rezultuar me një person të arrestuar, i cili dyshohej për veprën penale “Fajde”.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës dhe i ka ushtruar presion me qëllim të marrjes së interest nga veprimtaria e fajdes, raporton Zeri.info.
“Gjatë operacionit policor i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në flagrancë duke pranuar mjete financiare në emër të kamatës së fajdesë, ku me urdhër verbal të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të tij.
Lidhur me rastin pas intervistimit të personit të dyshuar, me aktvendim të prokurorit nga
Prokuroria Themelore në Prizren të njëjtit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë. /Zëri