
“Lugu” i Antidrogës arreston 6 persona, kapet kokainë në vlerë të 18 mijë eurove
Kronika
August 06, 2025 - 17:22
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të quajtur “Lugu”, ku ka rezultuar me gjashtë persona të arrestuar, të dyshuar për shit-blerje të narkotikëve.
Operacioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës dhe me urdhër të Gjykatës janë bastirsur tetë lokacione, raporton Zeri.info.
Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar:
1. 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë (vlera e së cilës vlerësohet se është rreth 18 000 euro),
2. 13. 294 Euro,
3. 2 DVR,
4. 5 vetura me targa vendore si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
“Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Zëri