Vdes maturantja nga Prizreni

Vdes maturantja nga Prizreni

Kronika August 06, 2025 - 13:38

Një e re ka vdekur sot në Prizren.

Tringa Buqaj këtë vit kishte përfunduar maturën në shkollën “Gjon Buzuku”, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura, shkruan Zeri.info.

Për vdekjen e saj ka shkruar drejtoresha e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Gylaj Shipkovica, e cila ka ngushëlluar familjen Buqaj.

Postimi i plotë:

Ndërron jetë nxënësja e Gjimnazit në Prizren

Tringa Buqaj, e cila sapo kishte përfunduar me sukses shkollimin në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren ka ndërruar jetë, këtë njoftim mortor ka postuar faqja zyrtare e shkollës, ku shkruan:

Telegram ngushëllimi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e hershme të nxënëses sonë të dashur, Tringa Buqaj, e cila sapo përfundoi me sukses shkollimin në Gjimnazin tonë.

Tringa do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë e ndritur, e sjellshme dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe gjithë komunitetin tonë shkollor.

Në emër të stafit dhe nxënësve të Gjimnazit “Gjon Buzuku”, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Buqaj. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe e pastë të përjetshme kujtimin e saj.

Me nderime dhe dhembshuri,

Gylaj Shipkovica

Drejtoreshë