
Një 34-vjeçar kapet në Leposaviq duke kontrabanduar mish derri nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia kufitare, gjatë patrullimit në fshatin Zernosek të Leposaviqit, ka ndaluar një person të dyshuar B.M.,1991, i cili kishte kaluar nga territori i Serbisë në atë të Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.
34-vjeçari ishte duke drejtuar një veturë udhëtarësh me targa vendore, ku gjatë kontrollit janë gjetur të ngarkuara rreth 22 pako mish derri, secila me peshë rreth 10 kilogramë.
“Parandalimi i rasteve të kontrabandimit me mallra është një ndër objektivat e Policisë Kufitare, sepse përveç trajtimit penal të rastit, është i rëndësishëm edhe në ruajtjen e shëndetit publik.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar të hapet rasti ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare’, kurse malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme nga njësitë doganore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri