Gropa në mes të arës me misër, pamje tmerruese nga vendi në Lipjan ku u gjet trupi i Enver Bajraktarit [video]

Gropa në mes të arës me misër, pamje tmerruese nga vendi në Lipjan ku u gjet trupi i Enver Bajraktarit [video]

Kronika August 05, 2025 - 11:54

Në mes të një are të mbjellë me misër të hënën në fshatin Baicë të Lipjanit është gjetur trupi i pajetë i Enver Bajraktarit.

Ai është gjetur i vdekur, një ditë pasi ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët.

Ky rast tashmë po hetohet nga policia si rast i dyshuar për “Vrasje të rëndë”.

“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçe, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerrë trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.