
Rrufeja godet për vdekje bariun në Pogradec, ngordhin dhe 20 bagëti
Kronika
August 05, 2025 - 11:11
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një bari ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:00, 47-vjeçari L.Ç., i cili ruante bagëtitë në zonën malore të fshatit, u godit nga rrufeja gjatë një moti të keq. Fatkeqësisht, ai vdiq në vend, shkruan A2 CNN.
Nga goditja elektrike kanë ngordhur gjithashtu rreth 20 krerë bagëti të imëta, që po kullotnin afërsi të tij.