Gjendet pa shenja jete një 64-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një 64-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika August 04, 2025 - 15:40

Një person 64 vjeç sot rreth orës 08:00 është gjetur pa shenja jete nga familjarët në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, njësitet relevante policore, së bashku me prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, Hashani theksoi se nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.

“Më datën 04.08.2025, rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion nga familjarët se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1961. Njësitet relevante policore, së bashku me prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje”, ka thënë Hashani për Telegrafin.

Tutje tha se me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion , hetimet rreth këtij rasti i cilësuar si “Hetim i vdekjes” janë duke vazhduar.