Shpallet në kërkim 48-vjeçari në Vushtrri, që dyshohet se tentoi ta vrasë djalin e tij

Shpallet në kërkim 48-vjeçari në Vushtrri, që dyshohet se tentoi ta vrasë djalin e tij

Kronika August 04, 2025 - 15:23

Policia e Kosovës kërkon të dyshuarin Driton Bekteshi nga Stanovci i Poshtëm, i cili akuzohet për veprën “Vrasje rëndë në tentativë”.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook, bëhet e ditur se Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij të lajmërojë Policinë.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikojë fotografinë e personit të dyshuar me dhënat e poshtëshënuara, me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim. Personi i shpallur në kërkim dyshohet për kryerjen e veprës penale – ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”.

Ndërkaq, informatat për personin në kërkim mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor përmes telefonit ose edhe përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë”.