
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë së dielës
Dhuna në familje vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në shoqërinë kosovare.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë së dielës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, shkruan Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se tri raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Pejës dhe dy në atë të Gjakovës.
Sipas raportit, nga këto shtatë raste të dhunës, dy persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, kurse një është dërguar në Psikiatri dhe një është në kërkim, raporton tutje “Zëri”.
Më poshtë jua sjellim secilin rast veç e veç:
Dhunë në familje
· Lipjan / 03.08.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër, kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 03.08.2025 – 04:10. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Obiliq / 03.08.2025 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare, për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Klinë / 03.08.2025 – 15:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje një mashkull dhe një femër, kosovarë, janë fjalosur dhe janë goditur në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Pejë / 03.08.2025 – 19:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
Dhunë në familje
· Gjakovë / 03.08.2025 – 00:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në Spitalin Psikiatrik.
· Malishevë / 03.08.2025 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar u shkaktoi dhunë psikike familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje. /Zëri