
Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar
Kronika
August 03, 2025 - 09:24
Një mosmarrëveshje e çastit, ka eskaluar në përplasje fizike mes disa personave.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:14, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, tashmë janë arrestuar tre të dyshuar, njëri nga ta shtetas i Shqipërisë.
“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor . Dy si të dyshuar të tjerë pjesëmarrës në rast janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “Sulm”.