
Digjen 33 ari të mbjella me fidanë të pishave në Podujevë, dëmi rreth 20 mijë euro
Kronika
August 02, 2025 - 10:21
20 mijë euro dëm i janë shkaktuar një kultivuesi të fidanëve të pishave dekorative në Podujevë pasi një zjarr, që dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia, ia përfshiu 33 ari tokë të mbjellë.
Sipas njoftimin të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevëm raporton Zeri.info.
“Podujevë 01.08.2025-12:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se si pasojë e zjarrit që dyshohet se ishte shkaktuar nga pakujdesia është përhapur i janë djegur një sipërfaqe prej 33 ari e mbjella me fidanë-pisha dekorative në vlerë rreth 20, 000 €. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.