Zhduken dy të mitur në fshatin Kopernicë të Kamenicës

Zhduken dy të mitur në fshatin Kopernicë të Kamenicës

Kronika August 02, 2025 - 09:50

Një person ka raportuar në Polici se djali i tij i mitur së bashku me një familjarë tjetër janë larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë më për vendndodhjen e tyre.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Kopernicë të Kamenicësm raporton Zeri.info.

“Fsh. Kopernicë, Kamenicë 01.08.2025, 18:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë, të mitur djali i tij së bashku me një familjar të tyre, janë larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri