
Ekstradohet nga Shqipëria një person që kërkohej nga autoritetet kosovare
Kronika
July 31, 2025 - 11:19
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është ekstraduar nga Shqipëria, pasi i njëjti po kërkohej nga autoritetet kosovare.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari u ekstradua përmes pikëkalimit kufitar në Vërmicë, aty ku arriti rreth orës 13:00, nën shoqërimin e autoriteteve shqiptare të sigurisë.
“I njëjti pas kryerjes së procedurave është marrë nga Njësia e Mbrojtjes së Afërt për procedura të mëtutjeshme”.