
Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Gjilan
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Gjilanit.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, përderisa theksohet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), raporton Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se tashmë ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Gjilan / 30.07.2025 – 07:30. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri