
Një qytetar dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishevë
Një qytetar nga fshati Bardhi (ish-Lladroviqi) i komunës së Malishevës është dërguar pa shenja jete sot në mëngjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.
Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2025, rreth orës 09:15, dhe është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Jemi njoftuar se nga fshati Lladroviq-Malishevë, një person mashkull i moshës madhore, nga familjarët, është dërguar në QKMF Malishevë pa shenja jete. Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.
Sipas tij, në koordinim me prokurorin e shtetit është hapur rasti si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.Hetimet për rastin janë në zhvillim.