Zjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës, Shkodra: Të rrezikuara edhe ndërtesat përreth

Zjarri te fabrika në hyrje të Prishtinës, Shkodra: Të rrezikuara edhe ndërtesat përreth

Kronika July 30, 2025 - 15:11

Sot një fabrikë është kapluar nga zjarri në hyrje të Prishtinës, konkretisht te lokacioni i njohur si “Rrethi i Ismetit”.

Lidhur me këtë rast detaje ka dhënë zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

Shkodra tha se bazuar në informacionet e deritanishme nuk ka të lënduar.

“Ekipet janë në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një depo e cila është në formë kontejneri. Pra, disa kontejnerë të lidhur me njëra -tjetrën. Kemi intervenuar menjëherë dhe e kemi vënë nën kontroll zjarrin, tani jemi duke kujdestaruar aty. Zjarrfikësit kanë treguar një profesionalizëm tejet të lartë”, deklaroi ai.

“Bazuar në informacionet që kam deri më tani, nuk ka të lënduar. Afër ka pasur edhe ndërtesa tjera të cilat janë rrezikuar nga zjarri”, tha Shkodra për Klankosova.tv.