Roja alarmon: Serbët hedhin tela të rrymës në Ujman, mund të vdesësh sapo futesh në ujë 

Roja alarmon: Serbët hedhin tela të rrymës në Ujman, mund të vdesësh sapo futesh në ujë 

Kronika July 30, 2025 - 14:22

Lidhur me rastin tragjik të mbytjes së mërgimtarit Rrahim Latifi, në liqenin e Ujmanit, ka folur kryetari i Federatës së Peshkatarëve të Kosovës, Milaim Vitija.

Ai ka ngritur shqetësime për sigurinë në këtë liqen, duke thënë se noti është i ndaluar në çdo liqen në Kosovë.

“Po të më pyeste dikush mua, asnjë njeri s’do ta lija të lahej atje. Temperatura është mbi 40 gradë jashtë dhe kur hyn menjëherë në ujë të ftohtë, trupi pëson ngërç dhe mund të mbytesh në pak sekonda”, ka thënë ai, transmeton klankosova.

Por paralajmërimi më shqetësues nga Vitija lidhet me rreziqe të tjera, të cilat potencialisht, siç thotë ai, mund të jenë vdekjeprurëse.

“Para dy javësh kemi ndërmarrë një aksion për largimin e motorëve me benzinë që i përdorin serbët atje – rreth 70 anije. Aty kam gjetur edhe tela të rrymës që vijnë nga vilat e serbëve në ujë. Në momentin që ndizet agregati i ndonjërit prej tyre, nëse je brenda në ujë, të mbyt rryma”, deklaroi ai.